Vdekja e 42-vjeçarit me origjinë marokene, Abderrahim Fakir, gjatë një ndërhyrjeje policore në qytetin e Bolonjës ka rikthyer debatin mbi përdorimin e forcës dhe përgjegjësinë e policisë në Itali.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet e fundit të Fakirit, i cili mbahet i shtrirë në tokë nga efektivët e policisë dhe humb ndjenjat pak minuta më vonë. Prokuroria ka urdhëruar autopsinë dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.
Ngjarja ka nxitur protesta në Bolonjë, ku mijëra qytetarë kërkuan drejtësi për viktimën. Një pjesë e demonstratës u shndërrua në përplasje me policinë, duke lënë të plagosur dhjetëra efektivë dhe duke shkaktuar dëme materiale.
Rasti ka rihapur debatet për reformën e re ligjore në Itali, për të cilën kritikët thonë se e bën më të vështirë mbajtjen përgjegjëse të zyrtarëve policorë për veprimet e tyre.



