Zjarri në deponinë e mbeturinave në Pejë dyshohet se u shkaktua qëllimisht – nisin hetimet penaleSinjali

Zjarri që përfshiu deponinë e mbeturinave në fshatin Sferkë të Pejës javën e kaluar tashmë po hetohet si vepër penale, pasi ekspertiza ka ngritur dyshime se bëhet fjalë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja kishte ndodhur më 14 korrik, rreth orës 19:00, kur ishte raportuar për një zjarr të përmasave të mëdha në deponinë e mbeturinave në fshatin Sferkë.

Në vendin e ngjarjes kishin intervenuar njësitë e zjarrfikësve, patrullat policore, hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, si dhe eksperti i zjarreve, i cili kishte nisur ekzaminimin e rrethanave të incidentit.

Sinjali mëson se më 21 korrik është pranuar raporti i ekspertit të zjarreve, i cili i është dorëzuar Prokurorit kompetent.

Pas shqyrtimit të raportit, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news