Një i mitur thyen derën e marketit “Super Viva” në Prishtinë

Një fenomen mjaft shqetësues në shoqërinë tonë janë bërë vjedhjet, sidomos ato në markete, që po shkaktojnë ankth, pasiguri e humbje për bizneset. Të dyshuarit shpeshherë arrijnë që të shpëtojnë nga prangat e Policisë, por ka raste kur kapen ose përmes kamerave, ose nga punëtorët e sigurimit, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë, ku një 17-vjeçar dyshohet se ka thyer derën e një marketi dhe ka marrë sendet brenda.

Gazeta Sinjali mëson se ai është kapur në flagrancë pas denoncimit të rastit, duke mos u larguar shumë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për E.M, (rreth 17 vjeçar), ku pas arrestimit ai është shoqëruar në stacionin policor, me ç’rast tek ai janë gjetur sendet e vjedhura, të cilat më pas janë sekuestruar dhe i janë kthyer ankuesit – shefit të sigurimit të brendshëm të marketit në fjalë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në ndalim dhe ndaj tij të iniciohet rasti për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

I mituri është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Graçanicë, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news