Arrestohet 31-vjeçari në Krujë, asgjësohen dhjetëra bimë narkotike

Policia shqiptare ka arrestuar një 31-vjeçar në Krujë, pasi dyshohet për kultivim të bimëve narkotike.

Pas arrestimit, policia ka njoftuar se ka asgjësuar 42 bimë dhe ka sekuestruar 600 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa.

Kurse, një person tjetër është vënë në kërkim.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas kishin kultivuar, në një zonë pyjore të fshatit Mukaj, 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.”, thuhet në njoftim.

Policia është vënë në kërkim të 43-vjeçarit që dyshtohet se është i përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike. /Klankosova.tv

Latest news
Related news