Një person është arrestuar në Kaçanik nën dyshimin për sulm, kanosje dhe posedim të paautorizuar të armës.
Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes palëve. I dyshuari, dyshohet se ka kanosur dhe më pas ka sulmuar fizikisht dy persona, një mashkull dhe një femër, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë trajtimit të rastit, autoritetet kanë sekuestruar një armë zjarri dhe një thikë, të cilat janë dorëzuar si prova materiale.
I dyshuari fillimisht ka pranuar ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është arrestuar me urdhër të organeve kompetente dhe është dërguar në mbajtje.



