Vrasja në Vlorë: 50-vjeçari u qëllua me një plumb pas shpine

Edmond (Ali) Sula, është 50-vjeçari që u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të së dielës pranë banesës së tij në fshatin Bërxullë të Vorës.

Sipas hetimeve paraprake, ai u qëllua me një plumb të vetëm në shpinë, teksa po hynte në shtëpi, duke humbur jetën në vend, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Dyshimet e grupit hetimor janë se autori ka përdorur një armë me precizion të lartë ndërsa në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë, element që përforcon dyshimet se atentati është planifikuar me kujdes.

Sipas hetimeve, 50-vjeçari ishte kthyer me automjetin e tij në banesë dhe, pasi e parkoi, u qëllua në momentin kur po i afrohej hyrjes së shtëpisë. Ai njihej në zonë si person me influencë dhe frekuentonte çdo ditë një ambient ku zhvillonte takime me persona të interesuar për shitblerje tokash dhe pronash.

Në fokus të hetimeve është aktiviteti i viktimës në fushën e shitblerjes së pronave, pasi policia po verifikon nëse ai kishte konflikte të lidhura me këtë veprimtari.

Burime të Euronews.al bëjnë me dije se kjo është pista kryesore ku po përqendrohet puna, megjithëse nuk përjashtohen as motive të tjera.

Detaje nga vrasja e 50-vjeçarit në Vorë: “Merrej me shit-blerje pronash, njihej si problematik në zonë”

Latest news
Related news