Një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore ka ndodhur të dielën në Prishtinë, ku një këmbësore ka mbetur e lënduar pas goditjes nga një automjet.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është arrestuar pasi dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren, transmeton klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.



