Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik

Sipas ekpertëve shëndetësorë një natë pa gjumë mund të ndikojë negativisht si në shëndetin mendor, ashtu edhe në atë fizik.

Edhe pse shpesh mund të jetë më e përshtatshme dhe më joshëse të qëndrojmë natën zgjuar qoftë për ndonjë punë, apo edhe për të kaluar kohë me ndonjë person të dashur, një gjë e tillë nuk preferohet nga ekspertët shëndetësorë.

Efektet negative të mungesës së gjumit fillojnë nga dobësimi i sistemit tuaj imunitar e deri tek luhatja e humorit, ankthi dhe depresioni.

Por, netët e kaluara pa gjumë mund të shtojnë edhe rrezikun për demencë.

Sipas ekspertëve, një natë pa gjumë çon në rritjen e hormoneve të stresit dhe nga ana tjetër, mund të rrisë rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe sheqerin në gjak, transmeton Klankosova.tv.

Latest news
Related news