Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës realizojnë ushtrimin fushor “REAGIMI 2025” në Vrellë​Sinjali

Sot, më 24 prill 2025, në Kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, Sllatinë, u realizua ushtrimi fushor “REAGIMI 2025”. Ky aktivitet kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve të përgjithshme për menaxhimin e situatave ekstreme dhe reagimin në kushte emergjente, raporton Gazeta Sinjali.

Ushtrimi u fokusua në përdorimin e burimeve njerëzore, logjistike dhe teknologjike, përfshirë të gjitha llojet e armatimit dhe municionit, duke testuar aftësitë dhe koordinimin në kushte operacionale.

Gjatë ushtrimit, u testuan edhe komponentët kyç të reagimit, si ndërveprueshmëria, bashkëpunimi, koordinimi, komunikimi, komanda dhe kontrolli, u testuan gjatë këtij ushtrimi“, thuhet n​ë njoftim.

“Pjesëmarrësit në këtë ushtrim, nga të gjitha nivelet e strukturave, treguan një nivel të lartë profesionalizmi dhe disipline, ashtu siç pritet nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.

Kjo ka dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës në rritjen e gatishmërisë dhe përgatitjes për situata emergjente. Ky ushtrim u përcoll nga afër nga drejtori i Përgjithshëm kolonel Gazmend Hoxha me stafin e lartë menaxhues, si dhe përfaqësues nga institucione vendore e ndërkombëtare”.

Tutje, bëhet e ditur se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka ndarë mirënjohje për pjesëmarrësit, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtij aktiviteti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news