Norvegjia siguron kualifikimin, Haaland udhëheq fitoren ndaj Senegalit

Norvegjia ka siguruar plasmanin në fazën e ardhshme të Kupës së Botës pas fitores spektakolare 3:2 ndaj Senegalit në Grupin I.

Ylli norvegjez Erling Haaland ishte protagonisti kryesor i ndeshjes, duke realizuar dy gola, ndërsa Pedersen shtoi edhe një tjetër për skandinavët.

Në anën tjetër, Senegali luftoi deri në fund falë dy golave të Ismaila Sarr, por nuk arriti të shmangë humbjen.

Me këtë triumf, Norvegjia arrin në gjashtë pikë dhe siguron kualifikimin së bashku me Francën, e cila po ashtu ka grumbulluar gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të para në Grupin I.

Latest news
Related news