“Nuk duhet t’i kishe falur disa njerëz”, Rozana Radi flet për jetën pas Big Brother dhe fjalët që i tha partneri

Rozana Radi ka zbuluar për “Goca dhe Gra” se si i ka ndryshuar jeta pas përfundimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Këngëtarja shqiptare u shpreh se jeta i ka ndryshuar për mirë 100 për qind pas daljes nga shtëpia më e famshme.

Po ashtu, ajo ka folur për kritikat që mori nga partneri i saj dhe çfarë i tha ky i fundit për rivalen e saj në lojë, Gerta Gixharin.

Foto: Screenshot/YouTube

“Jeta pas Big Brother ka ndryshuar për mirë, ka ndryshuar 100 për qind. Unë jam një Rozanë tjetër dhe kjo falë Bigut”, u shpreh ajo.

Artistja e njohur tregon edhe për kritikat dhe komplimentet që mori nga partneri pas mbarimit të BBVA.


Të gjitha lajmet nga Rozana Radi

Lexo po ashtu
Të gjitha lajmet nga Rozana Radi

“’Nuk duhet t’i kishe falur disa njerëz’”, shtoi ajo.

E sa i përket komplimentit, Radi shtoi: “Ti për mua je më e mira”.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ka parë Gertën që më ka lënduar dhe pastaj doli ajo që unë i kërkova Gertës për të kënduar një këngë së bashku, më shumë e kishte me Gertën besoj”, tha ndër të tjerash. /Telegrafi/

The post “Nuk duhet t’i kishe falur disa njerëz”, Rozana Radi flet për jetën pas Big Brother dhe fjalët që i tha partneri appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news