Nuk e harron akoma – Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Gjesti po vazhdon të marrë vëmendje me veprimet që po bën në Big Brother VIP Albania.

Ai këto ditë ka qenë tejet i paqartë në raport me Egli Takon, ku edhe së fundmi u përfshi ish-partnerja Xheneta Fetahu.

E veç kësaj, ai në këtë format ka rikthyer edhe të dashurën që e ka pasur më herët, Diellën, me të cilën ka qenë në lidhje pesë vjet.

U tha disa herë se i ka dedikuar fjalë e letër, ndonëse nuk i ka pranuar këngëtari pejan.


Gjesti për Xhenetën: Me çfarë fytyre del dhe flet për mua, më ka shkelur - sërish do famë në krah timin

Lexo po ashtu
Gjesti për Xhenetën: Me çfarë fytyre del dhe flet për mua, më ka shkelur – sërish do famë në krah timin

“E dashur ishe D”, ka shkruar sërish në letër.

Kjo erdhi si sfidë nga Vëllai i Madh, pasi secili nga konkurrentët do t’i shkruajnë letër dashurie personit të zemrës.

Duket se Gjesti nuk e ka harruar akoma dashurinë e tij të vjetër. /Telegrafi/

The post Nuk e harron akoma – Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news