“Nuk është VIP Labinot Rexha”, Kush meriton të jetë pjesë e BBVK4? (VIDEO)

Në emisionin “Weeknd” në Klan Kosova është diskutuar lidhur me profilet e banorëve të “Big Brother Vip Kosova”.

Të ftuar ishin gazetarja Diona Haxhiu, Baki Zeqiri dhe gazetari Avdyl Kameraj.

Kameraj, gjatë diskutimit, shprehu mendimin se modelja Juliana Nura nuk e ka merituar të jetë pjesë e “Big Brother Vip Kosova”, dhe shtoi se as Labinot Rexha nuk e meriton këtë mundësi.

Sipas tij, këngëtari Labinot Rexha nuk është VIP.

“Përzgjedhja e banorëve duhet të bëhet ndryshe, duke pasur parasysh një bagazh që publiku të dijë çfarë mund të presë. Kishim një rast konkret me zhurmën e panevojshme të Labinot Rexhës. Ky është një model përfitimi direkt. Mendoj se Labinot Rexha nuk është VIP,” tha Kameraj.

The post “Nuk është VIP Labinot Rexha”, Kush meriton të jetë pjesë e BBVK4? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news