“Nuk ka favoritë në finale”, Luis Enrique flet para ndeshjes së madhe

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ndau mendimet e tij përpara finales së sotme të Ligës së Kampionëve.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri parizien foli për atë se kë e sheh si favorit në ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve.

Enrique nuk e konsideron ekipin e tij favorit; përkundrazi, ai madje vlerëson Arsenalin e Londrës. 

Nuk ka kurrë favoritë në një finale. Objektivi ynë është të vazhdojmë të jemi një nga ekipet më të mira në botë. Nuk jam i befasuar që e shoh Arsenalin duke fituar Premier League. Shtatë vjet nën drejtimin e Artetës, një ekip i shkëlqyer, ata kanë qenë më të qëndrueshëm këtë vit.

Për Arsenalin, një triumf në Ligën e Kampionëve sonte do të ishte i pari në histori, ndërsa PSG arrin në Paris duke kërkuar të mbrojë titullin dhe ta mbajë trofeun. /Klankosova.tv 

Latest news
Related news