“Nuk kanë informuar mjaftueshëm publikun”, thotë Blakaj për Dhomat e Specializuara (VIDEO)

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj, ka kritikuar nivelin e transparencës së Dhomave të Specializuara të Kosovës.

I ftuar në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Blakaj tha se këto institucione nuk kanë bërë mjaftueshëm për informim dhe ndërgjegjësim të publikut lidhur me proceset që po zhvillohen.

“Sigurisht, ndoshta pak ky raport e ka ngritur vetëdijen sidomos sa i përket transparencës së Dhomave të Specializuara të Kosovës. Transparenca nuk ka ekzistuar ashtu siç e kemi pritur, ka pasur komunikime të ndryshme përmes komunikatave, video-mesazheve, mirëpo Dhomat e Specializuara të Kosovës, ashtu siç përmendet edhe në raport, është një gjykatë e krijuar nga Kosova dhe ata do të ishin, do duhej të ishin, shumë më transparentë dhe të vendosnin një lloj bashkëpunimi, jo vetëm me institucionet e Kosovës, por ndoshta edhe me shoqërinë në tërësi. Diçka që është shumë e rëndësishme është që Dhomat e Specializuara, edhe pse e kanë një program të informimit dhe ndërgjegjësimit, nuk kanë bërë mjaftueshëm që publiku në Kosovë të kuptojë se çka po ndodhë atje”, tha Blakaj në Klan Kosova.

Ndiqni deklarimin e plotë:

Latest news
Related news