8-vjeçarja nga Prishtina, Hana Abazi, ka një pasion të madh për baletin dhe pianon.
Ajo ka folur në emisionin “Weekend” për dashurinë që ka zhvilluar për muzikën dhe pianon, duke treguar se ka nisur së fundmi të ndjekë edhe mësime.
“Me pjesën e këndimit dhe pianon kam filluar para rreth një viti. I kam thënë mamit që kam dëshirë të shkoj në piano për të parë nëse kam talent. Mësuesja Dafina i ka treguar mamit tim se kam talent dhe kam vazhduar mësimet”, tha ajo
Hana thotë se dëshira e saj është të vazhdojë të mësojë dhe të zhvillojë aftësitë në muzikë dhe balet.
Ndiqni intervistën e plotë:



