Nxënësit e shkollës “Abaz Ajeti” në Gjilan, në hall nga qentë endacakë (VIDEO)

Nxënësit e shkollës “Abaz Ajeti” në Gjilan janë në hall nga qentë endacakë.

Nga videot e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihen një numër i qenve teksa sillen rreth kësaj shkolle, duke iu shkaktuar frikë nxënësve.

Fenomeni i qenve endacakë dhe i sulmit të tyre ndaj qytetarëve, nuk është i rrallë në Kosovë.

Ndërkaq, vetëm dy ditë më parë, një qen hyri në një shkollë në Shirokë të Suharekës, e për pasojë tre nxënës pësuan lëndime.

Kështu pati bërë me dije zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Tre nxënës të shkollës së fshatit Shirokë të Suharekës janë lënduar si pasojë e sulmit që morën nga një qen”, pati thënë Gashi për Klankosova.tv.

The post Nxënësit e shkollës “Abaz Ajeti” në Gjilan, në hall nga qentë endacakë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news