“Nxënësit nuk mund të mësojnë gjuhën nga dikush që nuk e di atë” (VIDEO)

Ndërsa Fakulteti Filologjik është plot me studentë që studiojnë gjuhën gjermane, në Shtime mësimet e kësaj gjuhe ua ligjëron dikush që vetë ka mësuar vetëm në një kurs.

Pavarësisht hapjes së konkursit për pranimin e mësimdhënësve të gjuhës gjermane, për dy vite rresht Komuna e Shtimes zgjodhi të njëjtën arsimtare, atë që ka përfunduar vetëm një kurs të gjuhës gjermane, raporton Kiks Kosova.

Fatmire Mehmeti ishte “fatlumja” e cila tashmë ushtron këtë pozitë, pa shkuar askund në universitet.

Mirëpo, profesoresha e gjuhës gjermane në Universitetin e Prishtinës, Vjosa Sadriu-Hamiti, thotë se pagat e ulëta në arsim kanë ndikuar që interesi i studentëve për të konkurruar në këtë fushë të bjerë, edhe pse kuadro të përgatitur ka mjaftueshëm.

Ajo shton se Ministria nuk e ka të rregulluar si duhet kurrikulën për gjuhën gjermane.

Sipas saj, nxënësit duhet të mësojnë gjuhën gjermane nga shkolla fillore deri në fund të shkollës së mesme.

Ndërsa dhënia e kësaj lënde nga një mësimdhënëse vetëm me kurs të gjuhës do të lërë pasoja akademike te nxënësit.

Ndërsa, sipas njohëses së arsimit, Bardha Qirezi, nuk është e pranueshme të punësohen si mësimdhënës persona me njohuri të përgjithshme, kur kemi aq shumë të diplomuar në gjermanisht.

Fatmire Mehmeti ka dy vite që ligjëron lëndën e gjuhës gjermane në Komunën e Shtimes me diplomë të Fakultetit Ekonomik, derisa e njëjta u pranua në konkurs ku kishte kundërkandidate me universitet të gjuhës gjermane. /Klankosova.tv

The post “Nxënësit nuk mund të mësojnë gjuhën nga dikush që nuk e di atë” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news