Oliver Kahn ngre alarmin: Problemi i Gjermanisë është më i thellë se trajneri

Legjenda e futbollit gjerman, Oliver Kahn, ka analizuar eliminimin e Gjermanisë nga Kupa e Botës 2026, duke theksuar se dështimet e vazhdueshme të kombëtares nuk lidhen vetëm me trajnerët.

“Tre trajnerë të kombëtares gjermane kanë dështuar në të njëjtën pikë: Joachim Low, Hansi Flick dhe Julian Nagelsmann. Tre ide të ndryshme loje, tre stile të ndryshme drejtimi, por i njëjti rezultat, eliminim në fazën e grupeve në Botërorin 2018 dhe 2022, ndërsa tani në 1/16 e finales ndaj Paraguait”, deklaroi Kahn.

Sipas ish-portierit të Bayern Munichut, fakti që tre trajnerë me qasje të ndryshme kanë hasur të njëjtin fat tregon se problemi është shumë më i thellë se stoli i kombëtares.

“Nëse tre trajnerë me qasje të ndryshme dështojnë vazhdimisht në të njëjtën pikë, atëherë shkaku qëndron më thellë”, përfundoi ai.

Latest news
Related news