Victor Osimhen ka reaguar ndaj lajmeve për të ardhmen e tij, duke mohuar se është pranë largimit nga Galatasaray.
Sulmuesi nigerian sqaroi se deklaratat e trajnerit të Nigerisë, Eric Chelle, janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe janë ekzagjeruar nga mediat.
Përmes një postimi në Instagram, Osimhen theksoi se trajneri respekton Galatasarayn dhe nuk kishte ndërmend të krijonte polemika.
Me këtë reagim, sulmuesi nigerian u përpoq të qetësonte tifozët e gjigantit nga Stambolli, duke lënë të kuptohet se aktualisht nuk ka asnjë vendim për largimin e tij nga klubi turk.



