Osmani pas takimeve në Turki

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë detaje nga pjesëmarrja e saj në Forumin Diplomatik në Antalia, ku ka zhvilluar një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të lartë të vendeve të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo theksoi se përveç takimeve me homologë të saj, ka pasur edhe takime me ministrat e Jashtëm të disa shteteve afrikane dhe aziatike, me të cilët ka diskutuar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha strategjike.

Në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya, përpos takimeve me homologë, zhvillova takime të ndara edhe me ministrat e Jashtëm të: Sudanit, z. Ali Yousif Ahmed Al-Sharif, Kenias, z. Musalia Mudavadi, Jordanisë, z. Ayman Safadi, të Tanzanisë, z. Mahmoud Thabit Kombo, të Çadit, z. Abdoulaye Sabre Fadoul Cadi dhe të Nigerit, z. Bakary Yaou Sangaré,” shkroi Osmani në Facebook.

Sipas saj, në këto takime është diskutuar për ndërtimin e raporteve të reja ndërkombëtare nëpërmjet diplomacisë aktive dhe për rritjen e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve.

“Të gjitha këto takime ishin të përqendruara në diskutimin e potencialit për thellim të bashkëpunimit në dobi të shteteve dhe qytetarëve tanë. Në veçanti, u diskutua hapja e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në fusha strategjike, si dhe rëndësia e përdorimit të diplomacisë në shërbim të ndërtimit të raporteve të mirëfillta e alencave të reja. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj një politike të jashtme aktive në shërbim të qytetarëve tanë”.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news