Osmani për bashkimin me LDK-në: Do të jetë afatgjatë (VIDEO)

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani në intervistën e realizuar në veturë për emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, foli për bashkimin e saj me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ajo u shpreh se ky bashkim do të jetë afatgjatë, sepse sipas saj, funksionojnë duke e kuptuar që nuk duhet të jenë 100 për qind të njëjtë.

“Bashkimi ynë ka kuptim, është i sinqertë dhe ka me qenë afatgjatë, pikërisht sepse ne funksionojmë duke e kuptuar që nuk duhet me qenë 100% të njëjtë, kurse të tjerët mendojnë që duhet me ta kontrollu edhe mendimin, jo vetëm veprimin, jo vetëm institucionin, por edhe mendimin”, u shpreh ajo./Klankosova.tv

Latest news
Related news