Pas dajakut kërcet arma në Pejë, lëndohet kalimtari i rastit (VIDEO)

Një zënke mes dy personave ka eskaluar me përdorimin e armës së zjarrit, me ç’rast një person tjetër, kalimtar i rastit ka pësuar gërvishtje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kosuriq të Pejës, gjatë ditës së djeshme.

Për rastin në fjalë janë arrestuar dy të dyshuar, dhe viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Të dyshuarit ngarkohen me pesë vepra penale ‘shkaktim i rrezikut tё pёrgjithshёm’, ‘kanosje’, ‘mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’ dhe ‘sulm’.

Gjatё kontrollit janё gjetur dhe janë sekuestruar:

njё (1) armё,

njё (1) gёzhojё,

njё (1) karikator.

Rreth këtij rasti sot në emisionin Kosova Today detaje ka dhënë korrespodenti i Klan Kosovës nga qyteti i Pejës, Valdrin Daci.

Latest news
Related news