Pas masës së sigurisë, Veliaj dërgohet në paraburgim në Durrës

Është shpallur mbrëmjen e së mërkurës vendimi i GJKKO ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes Ajola Xoxa dhe 5 biznesmenët.

Sipas vendimit, ndaj kryebashkiakut Veliaj nuk ka ndryshuar masa e sigurisë, ndërsa ndaj gruas së tij, Ajola Xoxa ndryshon masa nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim paraqitje’.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se menjëherë pasi është njohur me masën e sigurisë, Veliaj është dërguar në paraburgim në Durrës.

Në vendim thuhet se personi nën hetim Ajola Xoxa do të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Gjithashtu ajo nuk lejohet të largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.

Latest news
Related news