Pas motorit, lokalizohet edhe pjesa tjetër e raketës në Prishtinë

Një pjesë tjetër e raketës është gjetur në të njëjtin lokacion ku pak ditë më parë u gjet pjesa motorike e saj, në lagjen “Prishtina e Re” në kryeqytet.  

Kësaj here dyshohet se është gjetur koka e raketës, bënë të ditur burimet e gazetares së Klan Kosova, Altiana Zogaj.  

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa aty janë angazhuar edhe njësitë e deminimit të FSK-së. 

Ky mjet shpërthyes dyshohet se i përket luftës së fundit, dhe u lëshua gjatë bombardimeve të NATO-s pranverën e ’99-ës gjatë sulmimit të caqeve serbe.

Kjo pasi edhe lokacioni ku u gjet është në afërsi të ish-shtabit ushtarak serb që ishte në Hajvali.

Ky lloj i raketës mësohet se ishte dizajnuar në vitin 1983, me gjatësi 4.14 metra dhe një shpejtësi nga 25 deri në 225 kilometër për orë.

Sipas banorëve të zonës, edhe më herët aty janë gjetur mjete shpërthyese, teksa kanë apeluar për kontrollim të mëtutjeshëm të hapësirës për të eliminuar rrezikun eventual./Klankosova.tv

Deminerët e FSK-së nxjerrin raketën e NATO-s në Prishtinë, dyshohet se ka edhe të tjera (VIDEO)

Latest news
Related news