Pas Muriqit, Mallorcas i ikën edhe trajneri – Demichelis transferohet te RB Leipzig

Mallorca po përballet me ndryshime të rëndësishme në prag të sezonit të ri. Pas largimit të Vedat Muriqit, i cili u transferua te skuadra turke Fenerbahçe, spanjollët kanë mbetur edhe pa trajnerin Martin Demichelis, i cili ka vendosur të nisë një aventurë të re në futbollin gjerman.

Tekniku argjentinas ka arritur marrëveshje me RB Leipzigun, ndërsa klubi gjerman ka aktivizuar klauzolën e largimit për ta siguruar shërbimet e tij.
Ai kështu i jep fund qëndrimit të tij te Mallorca pas një periudhe relativisht të shkurtër.

Për ish-mbrojtësin e njohur të Bayern Munchen, kjo do të jetë aventura e parë si trajner në Bundesligë me një ekip elitar. Më herët, ai ka drejtuar skuadrën e dytë të bavarezëve, duke fituar përvojë të rëndësishme në futbollin gjerman.

Tashmë mbetet të shihet nëse Demichelis do të arrijë të lërë gjurmë te RB Leipzigu dhe të udhëheqë skuadrën drejt objektivave të saj në kampionatin gjerman dhe në arenën evropiane.

Latest news
Related news