Pas protestave në Prishtinë, Hagë e Tiranë, edhe nga Strasburgu kërkohet drejtësi për çlirimtarët

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) do të organizojë një protestë më 16 nëntor në Strasbourg, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke kërkuar lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo protestë vjen pas atyre të zhvilluara më herët, si ajo në Tiranë, Hagë e Prishtinë, raporton Klankosova.tv

UÇK-ja bashkoi në Tiranë shqiptarët nga të gjitha trojet

Më 17 tetor, në Tiranë u mbajt tubimi masiv, ku UÇK-ja bashkoi shqiptarët nga të gjitha trojet.

Protesta filloi me himnin kombëtar shqiptar dhe brohoritje “UÇK, UÇK”, dhe mbaroi me thirrjet “Liri për çlirimtarët”.

Gjatë protestës, Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi falënderoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për kontributin në organizimin e ngjarjes.

Në këtë protestë foli edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili kritikoi ashpër Specialen, duke theksuar se kjo gjykatë ka zanafillën në raportimet trilluese ruso-serbe.  Ai kishte kërkuar lirimin e katër ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së, kishte deklaruar protesta ishte ngritur për të kërkuar drejtësi dhe për të mbrojtur UÇK-në

“UÇK-ja nuk ka nevojë të dëshmojë se ishte ushtri çlirimtare, këtë e ka dëshmuar historia, populli, varret e dëshmorëve të kombit dhe bota mbarë”, kishte deklaruar ai.

UÇK-ja bashkoi në Tiranë shqiptarët nga të gjitha trojet (VIDEO)

Protesta për UÇK-në përmes fotografive

Zëri i shqiptarëve jehoi në Hagë

Në Hagë, më 14 shtator, mijëra shqiptarë nga diaspora dhe Kosova protestuan për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Protesta u mbajt pranë selisë së Dhomave të Specializuara dhe u organizua nga mërgata shqiptare, me mbështetje nga OVL-UÇK.

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, që kishte shërbyer në Kosovë në kohën kur u themelua Specialja, në fjalimin e tij kishte deklaruar se UÇK-ja ishte çizmja e NATO-s në terren dhe kritikoi akuzën e bërë nga Prokuroria e Specializuar që i cilëson ish-krerët e UÇK-së si pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”.

Bosch e cilësoi si të pabaza akuzën që ish-krerët e UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”.

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, kishte deklaruar se nga Haga i bën thirrje Evropës që “të mos lejohet që drejtësia të shndërrohet në instrument politik”.

Siç ishte shprehur Gucati, UÇK-ja nuk luftoi asnjëherë për pushtet, por për liri.

Zëri i shqiptarëve jehoi në Hagë, kërkohet drejtësi për çlirimtarët (VIDEO)

Interpretoi marshin e UÇK-së në Hagë, Haziri tregon si i lindi ideja (VIDEO)

 

Mijëra qytetarë protestuan kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë

Më 7 gushtr, mijëra qytetarë morën pjesë protestën kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë.

Hysni Gucati, kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së gjatë fjalimit të tij, theksoi se liria dhe e vërteta e luftës së UÇK-së janë në rrezik nga këto akuzat.

Ai e cilësoi Specialen si një institucion kundër UÇK-së dhe Kosovës, duke theksuar se gjykata po përhap një narrativ të rremë, sipas të cilit Kosova është çliruar nga kriminelët, dhe jo nga UÇK-ja, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja.

Ish-hulumtuesja në Tribunalin e Hagës, Nevenka Tromp, në protestën e mbajtur në gusht fjalimin e saj në Prishtinë me sloganin “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, duke theksuar se drejtësia duhet të ketë legjitimitet dhe të jetë e paanshme.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Qëndrimi për pesë vjet në paraburgim shpesh është cilësuar si shkelje e të drejtave të njeriut nga veteranët në Kosovë. /Klankosova.tv

The post Pas protestave në Prishtinë, Hagë e Tiranë, edhe nga Strasburgu kërkohet drejtësi për çlirimtarët appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news