Kombëtarja e Gjermanisë pritet të publikojë shumë shpejt listën zyrtare të futbollistëve për ndeshjet e ardhshme në Kampionatin Botëror, ndërsa mediat gjermane kanë raportuar për një rikthim të madh në përfaqësuese.
Sipas raportimeve të gazetarëve në Gjermani, legjenda e portës gjermane Manuel Neuer pritet të rikthehet nga pensionimi dhe të jetë pjesë e listës së trajnerit Julian Nagelsmann, transmeton Klankosova.tv.
𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: Manuel Neuer will be Germany’s 1st goalkeeper this World Cup!
— @berger_pj pic.twitter.com/jRnWkFj5xd
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) May 19, 2026
Neuer do të rikthehet si zgjedhja e parë në portën e Gjermanisë, me Nagelsmannin që vazhdon t’i besojë përvojës dhe lidershipit të njërit prej portierëve më të suksesshëm në historinë e futbollit modern.
Kujtojmë se Manuel Neuer aktualisht është 40-vjeçar dhe konsiderohet një nga portierët më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror.
Ai ka qenë pjesë kyçe e suksesit të Gjermanisë në FIFA Ëorld Cup 2014, ku gjermanët fituan titullin kampion në Brazil.



𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: Manuel Neuer will be Germany’s 1st goalkeeper this World Cup!