Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka shprehur admirimin për Julian Alvarezin, dhe se dëshiron që ai të transferohet te katalunasit.
Këto komente i tha pasi u mor vesh që sulmuesi argjentinas ka kërkuar nga Atletico Madridi që t’i bashkohet rivalit nga La Liga.
“Më pëlqen Julian Alvarezi. Shpresoj t’i bashkohet Barcelonës. Shpresoj që të arrihet marrëveshja”, ka thënë Pedri për RTVE-në.



