Për 4 vjet, as 47 km nuk arriti t’i shtrojë / Çka po ndodh me autoudhën e Gjilanit? (VIDEO)

Facebook-un e pati koordinatorin e vetëm që e lidhi me qytetarët e Kosovës, nga ku u jepte premtime e zotime të mëdha.

Duke qenë i vetëm përballë telefonit, Albin Kurti shpërndante premtime të tjera të parealizuara që nga 2021 kur mori pushtetin me një shumicë votash, raporton KIKS Kosova.

Fund vitin e 2023-ës e vendosi si kohën e fundit që qeveria e tij, Kurti II do të priste shiritin e autoudhës Prishtinë- Gjilan, rrugë kjo e cila që kur nisi u kategorizua me një mori skandalesh.

Krah për krah më Hysen Durmishin, që në këtë mandat është konsideruar si “baba” i tenderëve, pasi ushtron pozitën e zëvendësministrit të Infrastrukturës, në videon që postoi në Facebook, Kurti dukej i lumtur që një prej autoudhëve më të rrezikshme në Kosovë, po bëhej.

Më shumë së 20 muaj nga kjo ditë vere e korrikut të 2023, kjo rrugë nuk u bë.

Rruga Gjilan-Prishtinë u nxor shpeshherë nga xhepat e qeverisë Kurti edhe për akuzuar të tjerët për pengesa.

Gjatë 2024, Liburn Aliu nuk arriti të tregonte shkakun se pse nuk u mbajt zotimi i shefit të tij, Albin Kurtit por tha që përtonte të flasë për të.

Kjo pasi sipas Aliut, projekti më i madh për Anamoravën kishte pengesa që nuk po vareshin nga ata.

Derisa për Liburn Aliun, Kurti nuk gaboi që u zotua për përfundimin e këtij projekti gjatë 2023, vartësi i tij Durmishi sipas tij gaboi kur e premtoi një gjë të tillë.

Pasi ky premtim i Kurtit i fushatës së 2021 nuk u realizua, ai pa pikën e marres po e premton prapë para gjilanasve.

Madje fajëson pushtetarët e mëhershëm por mos përfundimin e këtij projekti që sipas tij i lanë shumë telashe.

Autostrada Prishtinë-Gjilan ka një gjatësi prej 47,1 kilometër dhe ajo do mund ta lidhë Prishtinën me kufirin lindor të Kosovës, Dheun e Bardhë, e cila do përshkojë qytetin e Kamenicës dhe Gjilanit e deri në kyçjen e saj në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Projekti deri në përfundim nuk dihet saktësisht se sa do kushtojë, mirëpo sipas planifikimeve, ai pritet t’i kushtojë buxhetit të Kosovës mbi 200 milionë euro. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

Latest news
Related news