“Për arsye personale”, Muric konfirmon largimin nga Sassuolo

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric, e ka konfirmuar largimin e tij nga Sassuolo në fund të edicionit.

Ai tha se është shumë mirënjohës për këtë sezon, megjithatë shtoi se me përfundimin e huazimit të tij në këtë ekip, mbaron edhe koha e tij në Sassuolo, transmeton Klankosova.tv.

“Jam mirënjohës për këtë sezon, por nuk kam ndërmend të luaj për Sassuolon sezonin e ardhshëm. Me përfundimin e huazimit mbaron edhe koha ime këtu”, tha Muric për GianlucaDiMarzio.

“Ka qenë një vit pozitiv dhe jam kënaqur, por i kam bërë të ditur klubit se nuk dua të qëndroj këtu pas këtij sezoni për arsye personale”.

Latest news
Related news