“Për ty” bën sërish bashkë Xhensila Myrtezajn dhe Ardian Bujupin

Artistët Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi do t’i shohim sërish bashkë në një projekt të ri.

“Për ty” është kënga që do t’i bashkojë edhe një herë dyshen, transmeton Klankosova.tv.

Lajmin e bëri të ditur Xhensila përmes një video të shkurtët në rrjetet sociale, dhe siç duket gjithçka është gati për këngën, pasi dyshja shihen duke xhiruar.

Data e publikimit të këngës nuk u bë e ditur, por këngëtarja tha se shumë shpejt do të lansohet.

The post “Për ty” bën sërish bashkë Xhensila Myrtezajn dhe Ardian Bujupin appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news