“Përballje titanësh”, sonte gjysmëfinalja Francë-Spanjë

Finale pas finales, mund të cilësohet përballje e sontme mes Francës dhe Spanjës.

Dy gjigantët e futbollit ballafaqohen me fillim nga ora 21:00, në gjysmëfinalen e parë të Kampionatit Botëror 2026, njofton Klankosova.tv.

“Gjelat” dhe “Furia e kuqe” takimin do ta zhvillojnë në stadiumin “AT.T” në Arlington.

Loja pritet të dhurojë spektakël për adhuruesit e futbollit anekënd botës.

Ndeshjen e fundit mes tyre në UEFA Nations League e kishte fituar Spanjë me shifrat 5:4.

Deri më tani, këto dy kombëtare janë përballur 38 herë në ndeshje zyrtare në kompeticione të ndryshme.

Spanja ka triumfuar 18 herë, Franca 13, derisa 7 herë përballjet mes tyre janë mbyllur baraz./ Klankosova.tv.

Latest news
Related news