Përleshje mes katër personave në Vushtrri, shkrepet edhe arma

Katër persona janë arrestuar në Vushtrri pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete.

Policia bën të ditur se gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma, një karikatorë me dy fishekë dhe një gëzhojë e të njëjtës armë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Klankosova.tv

The post Përleshje mes katër personave në Vushtrri, shkrepet edhe arma appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news