Tre persona janë arrestuar pas një përleshjeje që ka ndodhur të mërkurën pasdite në Prishtinë.
Sipas policisë, rasti është raportuar rreth orës 17:50, kur disa persona janë përfshirë në një konflikt fizik. Gjatë incidentit, njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka drejtuar një armë zjarri në drejtim të një personi tjetër të përfshirë në përleshje, transmeton Klankosova.tv.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar dy zyrtarë policorë, të cilët ndodheshin jashtë detyrës zyrtare. Për të vënë situatën nën kontroll, ata raportohet se kanë përdorur sprejin zyrtar.
Policia ka arrestuar tre të dyshuar, ndërsa gjatë ndërhyrjes është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë.
Lidhur me rastin janë iniciuar hetime për veprat penale “Kanosje”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Sulm”.
Me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.



