Në Durrës grupet e bashkisë kanë nisur verifikimin e dëmeve në banesat dhe bizneset që u prekën nga përmbytjet.
Siç raportohet, deri më tani janë evidentuar pasojat në mbi 270 shtëpi ndërsa disa prej tyre gjenden ende nën ujë.
Edhe pse reshjet e shiut janë ndërprerë prej ditësh, në Durrës disa banesa gjenden ende nën ujë. Banorët, të cilët jetojnë prej vitesh në këtë lagje të qytetit bregdetar thonë se është e para herë që përmbyten.
Për evidentimin e dëmeve në terren kanë dalë rreth 13 grupe inspektimi. Nga vlerësimi paraprak i pasojave banorët kanë mbetur të kënaqur ndërsa shpresojnë që dëmshpërblimin ta marrin pa vonesa e burokraci.
Sipas të dhënave nga Bashkia e Durrësit grupet e inspektimit kanë verifikuar dëmet në mbi 270 shtëpi ndërsa puna do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



