Përse nuk ftoi asnjë lojtarë të Real Madridit? Përgjgijet De la Fuente

Selektori i Spanjës, Luis de la Fuente, gjatë ditës së sotme ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës 2026, një vendim që ka tërhequr vëmendje të madhe në opinionin sportiv.

Ajo që është komentuar më së shumti është fakti se në listën spanjolle nuk figuron asnjë lojtar i Real Madridit, gjë që ka shkaktuar diskutime të shumta në mediat sportive, transmeton Klankosova.tv.

Pas reagimeve të shumta, vetë De la Fuente ka dalë në mbrojtje të vendimit të tij, duke theksuar se përzgjedhja nuk bazohet në klube, por vetëm në formën dhe aftësinë e lojtarëve për t’iu bashkuar përfaqësueses.

“Unë nuk shikoj klubin e asnjë lojtari. Unë shikoj vetëm nëse ata kanë mundësi të luajnë me ne. Nuk shikoj nëse vijnë nga një ekip apo tjetër, nuk e kam atë mentalitet lokalist që mund të ketë një tifoz”, ka deklaruar selektori i Spanjës.

Spanja në Botërorin 2026 është vendosur në Grupin H, së bashku me Cape Verde, Arabinë Saudite dhe Uruguajin, një grup që pritet të sjellë sfida interesante për “La Roja”-n.

Latest news
Related news