Po bisedon me njerëz të LDK-së, PDK-së e AAK-sëSinjali

Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar lotimin e saj për rizgjedhje në këtë post.

Sipas tij Osmani është duke u takuar për konsultime kryesisht me Lidhjen Demokratike të Kosovës ku siç është shprehur ai ‘asaj i shkon fjala’.

Mirëpo, Haliti ka thënë se edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, si dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka persona që shkojnë të takohen me Osmanin.

“Domosdoshmërisht tani fillon beteja e presidentes sepse i duhen votat sepse unë e di cka po zihet. I duhen dy të tretat në Kuvend ajo është duke lobuar kryesisht me një parti që i shkon fjala dhe edhe me të tjerët paksa se i ka thirr për kafe, pra ajo është e interesuar. Asaj i shkon fjala te dikush dikush. Edhe në PDK i shkon fjala se mos mendoni që s’ka në PDK njerëz që s’shkojnë me pi kafe me të, edhe në PDK ka e edhe në AAK ka njerëz të tillë. Në LDK ka shumë inate kundër saj por ka edhe shumë që e duan e ata që e duan tani për tani janë faktorë më të mëdhenj në LDK”, ka deklaruar Haliti në Tëvë1.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news