Mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të Sarandës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake nga mediat në Shqipëri, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore, transmeton Klankosova.tv.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e konfliktit, identiteti i të plagosurit apo autorët e dyshuar.



