Jemi të shqetësuar për reagimin e kufizuar të BE-sëSinjali

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i ka dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, duke kërkuar një reagim më të fuqishëm të BE-së ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Në letrën drejtuar Kallasit, Konjufca e ka cilësuar deklaratën e ministres serbe si një “lavdërim të qëllimshëm të krimeve të luftës”, nxitje të urrejtjes dhe kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, deklaratat e një ministreje në detyrë nuk mund të trajtohen si një gafë e zakonshme, pasi intervista e Paunoviqit, sipas Konjufcës, përmbante mesazhe revizioniste dhe armiqësore që dëmtojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Konjufca ka shprehur pakënaqësi edhe me reagimin fillestar të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si të vonuar dhe të kufizuar.

“Një reagim publik më i qartë dhe më i fuqishëm është i domosdoshëm për të mbështetur angazhimin e Bashkimit Evropian për parandalimin e krimeve mizore, refuzimin e gjuhës së urrejtjes dhe luftimin e revizionizmit historik”, thuhet në letrën e Konjufcës.

Në dokumentin dërguar Përfaqësueses së Lartë të BE-së, ministri në detyrë ka kërkuar që Bashkimi Evropian: të dënojë publikisht dhe qartë deklaratën e ministres Paunoviq, t’ua rikujtojë autoriteteve serbe se deklarata të tilla janë të papajtueshme me vlerat evropiane dhe procesin e anëtarësimit, ta trajtojë këtë çështje në kuadër të dialogut politik me Serbinë dhe procesit të integrimit evropian.

Konjufca i ka kërkuar gjithashtu Kallasit një takim ose bisedë telefonike sa më parë, për të diskutuar këtë çështje.

Në fund të letrës, ai ka ritheksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë shumetnike, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të të gjitha komuniteteve, duke theksuar se spastrimi etnik dhe ndëshkimi kolektiv janë të papranueshme në çdo formë.

I have written to High Representative @kajakallas regarding recent statements by a Serbian government minister advocating ethnic cleansing.

Upholding European values requires a clear and principled response whenever rhetoric that glorifies war crimes or ethnic cleansing emerges. pic.twitter.com/AYROXFOD7D— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) July 17, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news