Po synohet përçarja e të krishterëve dhe Izraelit

“Shumë nga të rinjtë ungjillorë që mbështesin Izraelin nuk ndodhen në disa prej këtyre universiteteve elitare ku po helmohen kundër Izraelit,” tha një ekspert.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar për një përpjekje të qëllimshme në Shtetet e Bashkuara dhe përtej tyre për të “shkatërruar” lidhjen mes të krishterëve dhe hebrenjve.

Duke folur muajin e kaluar në një aktivitet në Jerusalem, ku ishte i pranishëm pastorja Paula White-Cain, këshilltare shpirtërore e presidentit Donald Trump dhe drejtuese e Zyrës së Shtëpisë së Bardhë për Besimin dhe Antisemitizmin, Netanyahu tha se “partneriteti që promovon vlerat judeo-kristiane, që mbron të krishterët e Izraelit, si askund tjetër në Lindjen e Mesme, po përmbyset.”

“Sipas kësaj fushate,” vazhdoi ai, “Izraeli tani po paraqitet si një kërcënim për të krishterët”.

Netanyahu theksoi se Izraeli është shtëpi e një komuniteti të krishterë në lulëzim, unik, në një rajon ku të krishterët shpesh përballen me persekutim. Ai përmendi Nazaretin, si një vend ku jeta e krishterë është e dukshme dhe e hapur, duke e krahasuar me Betlehemin, ku popullsia e krishterë ra ndjeshëm-nga 80% në më pak se 20%- pas tërheqjes së Izraelit dhe marrjes së kontrollit nga ‘Autoriteti Palestinez’, gjë që çoi në uljen e mbrojtjes për komunitetin.

Latest news
Related news