Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, konkretisht në Vragoli.
Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë edhe Policia e Kosovës përmes zëdhënësit Daut Hoxha.
Hoxha tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.
“Është njoftuar prokurori dhe mjekësia ligjore, përderisa hetimet janë duke u kryer nga Policia, për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri te ky aksident tragjik”, deklaroi Hoxha për Klankosova.tv.
“Policia apelon për kujdes në trafik, respektim të rregullave dhe përshtatje të shpejtësisë në rrugë, posaçërisht kur ka ndryshime atmosferike-reshje dhe dukshmëria është më e kufizuar”, theksoi ai.
Për këtë ngjarje të rëndë ka raportuar pak më herët edhe Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/pamje-nga-aksidenti-me-fatalitet-ne-magjistralen-prishtine-peje-video/
The post Policia konfirmon aksidentin me fatalitet në Vragoli appeared first on Klan Kosova.



