Portieri i Kepit të Gjelbër: Messi më tha që duhet të ndihemi krenarë

Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, ka zbuluar bisedën me Leo Messin pas përballjes me Argjentinën.

Kepi i Gjelbër luftoi lavdishëm duke e çuar kampionin botëror në vazhdime, por pësoi 3-2 në fund.

“Shkova te Messi pas ndeshjes…ai më përqafoi dhe më tha: jeni shumë të mirë, ju dhe populli juaj duhet të ndiheni krenarë. Kjo ishte e pabesueshme për mua”, ka thënë Vozinha.

“T’i dëgjosh ato fjalë nga dikush si Leo Messi do të thotë shumë për mua”.

“E falënderova dhe i thashë: faleminderit, Leo. Je më i miri”.

Latest news
Related news