Policia e Kosovës po heton rastin e zhdukjes së një burri në Istog.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, më 3 korrik një grua ka raportuar se vëllai i saj është larguar nga shtëpia që nga 9 maji dhe familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore, të cilat po punojnë për gjetjen e personit të zhdukur dhe sqarimin e rrethanave të largimit të tij.
“Istog, Pejë 09.05.2026-09:16. Me 03.07.2026 një femër kosovare, ka raportuar se vëllai i saj viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend-ndodhjen e tij, rasti nën hetime.”



