Prada afër marrëveshjes për blerjen e Versaces prej 1.5 miliardë euro

Prada është afër një marrëveshjeje për të blerë Versace nga Capri Holdings Ltd. pasi u dakorduan për një çmim prej afro 1.5 miliardë euro (1.6 miliardë dollarë).

Nëse negociatat shkojnë mirë, shtëpia e modës, Prada dhe kompania Capri Holding, që zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në fund të marsit, transmeton klankosova.tv.

Prada do të ishte në gjendje të krijonte një grup italian të aftë për të konkurruar më mirë me gjigantët globalë në këtë sektor, mbi të gjitha LVMH dhe Kering, nëse arrin ta blejë Versace-n.

Kjo marrëveshje përfaqëson një përmbysje të trendit në botën e luksit për Italinë, pas dekadash në të cilat markat italiane përfunduan në duar të huaja

 

The post Prada afër marrëveshjes për blerjen e Versaces prej 1.5 miliardë euro appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news