Senatori filipinas, Rodante Marcoleta, aleat i zëvendëspresidentes Sara Duterte, është arrestuar nën akuzën për përvetësim të paligjshëm të fondeve, vetëm disa orë para nisjes së gjyqit në Senat për shkarkimin e Dutertes.
Marcoleta, i cili ishte parashikuar të shërbente si gjyqtar në procesin e shkarkimit, akuzohet se ka pranuar rreth 1.2 milion dollarë nga donatorë privatë gjatë fushatës së tij për Senat në vitin 2025, në kundërshtim me ligjet kundër korrupsionit.
Ai u arrestua brenda gjykatës pasi u paraqit për të kundërshtuar urdhrin e arrestit, ndërsa deklaroi se do të përballet me drejtësinë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Gjyqi ndaj Sara Dutertes mund të përcaktojë të ardhmen e saj politike. Nëse shpallet fajtore me votat e dy të tretave të Senatit, ajo mund të ndalohet të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, ku konsiderohet një nga favoritët.



