Kryeministri britanik Sir Keir Starmer e quajti zgjedhjen e Prevost-it “një moment thellësisht të gëzueshëm për katolikët në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën”. Në një deklaratë të postuar në `X`, ai tha se fakti që Prevost është Papa i parë amerikan është “i jashtëzakonshëm”.
“Siç tregoi pontifikati i Papa Françeskut, Selia e Shenjtë ka një rol të veçantë në bashkimin e njerëzve dhe kombeve për të adresuar çështjet madhore të kohës sonë; veçanërisht ndryshimet klimatike, lehtësimin e varfërisë dhe promovimin e paqes dhe drejtësisë në mbarë botën,” tha ai.
“Pres me padurim të takohem me Atin e Shenjtë dhe të vazhdoj të bashkëpunoj ngushtë me Kishën Katolike këtu në Mbretërinë e Bashkuar dhe në nivel ndërkombëtar për të avancuar vlerat tona të përbashkëta dhe të mirën e përbashkët.” /Kosova.info/



