Portugalia shkatërron Uzbekistanin, Ronaldo shkëlqen me dygolësh

Portugalia ka regjistruar një fitore bindëse 5-0 ndaj Uzbekistanit në ndeshjen e dytë të Grupit K të Kupës së Botës 2026, duke marrë përkohësisht kreun e grupit me katër pikë.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ishte protagonisti kryesor i pjesës së parë, duke realizuar dy golat e tij të parë në këtë Botëror. Në listën e golashënuesve u shtua edhe Nuno Mendes, duke bërë që Portugalia të shkonte në pushim me epërsi të rehatshme.

Në pjesën e dytë, fitorja u vulos nga autogoli i Numatovit, ndërsa Rafa Leão, vetëm pak çaste pasi u aktivizua nga stoli, realizoi golin e pestë dhe të fundit të takimit.

Pas kësaj fitoreje të thellë, Portugalia hedh një hap të rëndësishëm drejt fazës së eliminimit direkt, ndërsa Uzbekistani mbetet në kërkim të pikëve të para në turne.

Latest news
Related news