Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kritikuar ashpër qeverinë në Serbi, duke e akuzuar atë, mes tjerash, edhe për armatosjen e terroristëve që sulmuan dhe vranë heroin Afrim Bunjaku në Banjskë.
Në fjalimin e saj në Këshillin e Evropës, ajo tha Komisioni Evropian po pyet me të drejtë nëse Serbia i meriton fondet evropiane.
“Respekti për demokracinë nuk ndalon në kufi. Se si një qeveri i trajton fqinjët të tregon se si i trajton të vetët. E shohim këtë në Rusinë e Putinit: luftë jashtë e heshtje brenda. Këtë formë po e shohim në Serbi, duke mbështetur njerëzit që e ndanë Bosnjën, duke strehuar të personat e armatosur prapa sulmit në Banjskë – jo, duke i armatosur ata – sepse shihni numrat serikë në ato armë”, tha ndër të tjera Kearns në fjalën e saj, raporton Klankosova.tv.
Agresioni në Banjskë ndodhi më 24 shtator 2023, kur një grup serbësh të uniformuar e të armatosur rëndë kryen një sulm, duke lënë të vdekur rreshterin policor, Afrim Bunjaku.
Nga ana e terroristëve mbetën të vdekur tre, ndërsa tre të tjerë u kapën. /Klankosova.tv
At the Council of Europe, I spoke up for Serbia’s citizens, who deserve free elections, a free press and a democracy free from corruption and state capture.
Europe must not look away while democratic freedoms are being eroded. pic.twitter.com/flCueDVYbD
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) June 23, 2026



