Anglia dhe Gana u ndanë në barazim 0-0 në ndeshjen e dytë të Grupit L në Kupën e Botës 2026, në një përballje që zhgënjeu për nga cilësia dhe rastet e krijuara.
“Tre Luanët” patën mundësinë më të mirë të takimit gjashtë minuta para fundit, kur Nico O’Reilly goditi traversën me kokë, duke qenë shumë pranë golit të fitores. Përveç atij momenti, ndeshja prodhoi pak emocione dhe u karakterizua nga ritëm jo shumë të lartë e mungesë kreativiteti në sulm.
Pas këtij barazimi, Anglia dhe Gana kryesojnë Grupin L me nga katër pikë secila, duke lënë të hapur garën për vendin e parë para ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve.



